Roli i Ministrisë së Drejtësisë kundër trafikimit me njerëz
Misioni: Përgatitja e politikave publike, hartimin e akteve ligjore, hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore, si dhe përcaktimin e standardeve të detyrueshme në fushën e drejtësisë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Baza Ligjore: Në pajtim me nenin 12 paragrafit 2 të Ligjit Nr.04/L-218 për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit me Njerëz dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit.
“2. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse hartojnë listën e treguesve lidhur me trafikimin e me njerëz, me qëllim të lehtësimit të identifikimit të viktimave nga autoritetet policore, penale, gjyqësore dhe sociale të cilët mund të jenë në kontakt me viktimat apo viktimat e mundshme. Lista e treguesve miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.
Nxjerrja e Udhëzimit Administrativ:
Udhëzim Administrativ QRK - Nr. 10/2017 për Listën e Treguesve për Identifikimin Zyrtar të Viktimave të Trafikimit me Njerëz, është miratuar në mbledhjen e 10 të Qeverisë së Kosovës, me Vendimin Nr.03/10, datë 27.10.2017
Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është të përcaktoj listën e treguesve potencial për lehtësimin e identifikimit të viktimave nga autoritetet policore, penale, gjyqësore dhe sociale të cilët mund të jenë në kontakt me viktimat apo viktimat e mundshme të trafikimit me njerëz.
AUTORITETET PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ DHE MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKUARA
Neni 6
Autoritetet
1. Autoritetet kompetente për parandalimin dhe luftimin e trafikimit më njerëz, dhe ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave të trafikuara janë:
1.1. Ministria e Punëve të Brendshme;
1.2. Policia e Kosovës;
1.3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës;
1.4. Këshilli Prokurorial i Kosovës;
1.5. Ministria e Drejtësisë;...
1.18. Çdo ofrues i shërbimeve në kuadër të këtyre institucioneve, i cili në bazë të këtij ligji apo ndonjë ligj tjetër përkatës është i autorizuar që të merret me parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe sigurimin e ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave të trafikuara.
LIGJI NR. 08/L-109 PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT
Qëllimi i këtij ligji është të rregullojë funksionimin e Programit për kompensim të viktimave të krimit dhe procedurave që lidhen me këtë program.
Ky ligj rregullon të drejtën e kompensimit financiar të viktimave të veprave të dhunshme penale dhe të vartësve të tyre, autoritetet vendimmarrëse si dhe procedurat për realizimin e të drejtës për kompensim në situatat vendore dhe tejkufitare.
Programi për kompensimin e viktimave të krimit
Programi për kompensimin e viktimave të krimit do të financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës për Ministrinë e Drejtësisë si pjesë e ligjit vjetor të buxhetit. Programi për kompensimin e viktimave mund të financohet edhe përmes kontributeve vullnetare dhe donacioneve private në pajtim me Rregullat e Kontrollit dhe Menaxhimit Financiar
Për më shumë:
md.rks-gov.net
Të gjitha të drejtat e pronësisë për këtë ueb faqe i takojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kjo ueb faqe është nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.