Lansimi i Studimit mbi Fëmijët në Situatë Rruge në Kosovë

Lansimi i Studimit mbi Fëmijët në Situatë Rruge në Kosovë

Me datën 28.02.2024, Koordinatori Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz z. Blerim GASHANI, bashkë me Ministren Haxhiu, Ministren Nagavci, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe drejtues të lartë të UNICEF-it Programi në Kosovë, morën pjesë në lansimin e studimit për fëmijët në situatë rruge.

 

Z. Gashani si Koordinator Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz, paraqiti para të pranishmëve planin kombëtar për fëmijët në rrugë, lëmoshëkërkues dhe që kanë braktisur shkollën.

 

Ky plan është i pari i këtij lloji në Republikën e Kosovës dhe është ideuar e dizajnuar nga ekipi ambicioz e kreativ i Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz të cilët po ashtu ishin pjesë e këtij takimi.

 

Ky studim do të shërbejë edhe si indikator lehtësues në procesin e finalizimit të planit kombëtar për fëmijët në situatë rruge.

 

Lexo ngarje dhe aktivitete të tjera