Ngjarje dhe aktivitete

Njoftimet

Për një çast të duket sikur bota po të përmbyset., 28.02.2022

Jo çdo pyetje kurreshtare është e pafajshme., 26.02.2022

Atje jashtë është gjithmonë një dorë e gatshme për të ndihmuar., 24.02.2022

Trafikimi i qenieve njerëzore dhe skllavëria moderne nuk bëjnë diskriminim; ato prekin burrat dhe gratë e të gjitha moshave., 22.02.2022

Fotot

Autoriteti Kombëtar kundër Trafikimit me Njerëz

 

Autoriteti Kombëtar kundër trafikimit me njerëz, përbëhet nga autoritetet e përcaktuara ne nenin 6 të ligjit PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ DHE MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT si dhe institucionet e tjera relevante nga fushëveprimet e ndryshme shtetërore, përfshirë edhe përfaqësuesit e ofruesve të shërbimeve vendore qeveritare dhe joqeveritare.

Autoriteti Kombëtar brenda Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit Kundër Trafikimit me Njerëz, procedurave standarde të veprimit për viktimat e trafikimit, standardeve minimale të kujdesit për viktimat e trafikimit dhe të gjitha dokumenteve të tjera relevante përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e secilit institucion në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave, për të mundësuar luftimin efektiv dhe efikas të trafikimit me njerëz dhe ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave të trafikuara në Kosovë, siç është e definuar me mandatin legjislativ të secilit institucion.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe organizatave ndërkombëtare që i kanë përfaqësitë e tyre në Kosovë dhe që janë të përfshirë në aktivitete të luftimit të trafikimit me njerëz, dhe të cilët japin ndihmë dhe mbrojtje për viktimat e trafikimit me njerëz, mund të marrin pjesë nëpër takimet e Autoriteti Kombëtar, në cilësinë e këshillëdhënësve.

Çështjet organizative dhe koordinuese të Autoriteti Kombëtar sigurohen nga Sekretariati për Monitorim dhe Evaluim të Strategjive Nacionale, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Autoriteti Kombëtar i paraqet Qeverisë raport për aktivitetet e tij, në baza periodike, por jo më pak se një herë në vit, si dhe sipas kërkesës. Në çfarëdo kohe tjetër institucionet qendrore të shtetit mund të kërkojnë informata nga Autoriteti Kombëtar lidhur me respektimin e legjislacionit për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikuara, si dhe ne implementimin e Strategjisë Kombëtare dhe planit te veprimit kundër trafikimit me njerëz.

Qeveria nxjerr akt nënligjor për përbërjen formale, kompetencat, përgjegjësitë dhe mënyrën e funksionimit të Autoriteti Kombëtar.

 


Mëso më shumë

Video

Legjislacionet

LIGJI NR. 04L-218 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ DHE MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i dispozitave juridike përmes të cilave, autoriteteve kompetente vendore iu jepen të drejta, obligime dhe përgjegjësi

Partnerët