Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve-Kosovë (SDSF), është OJQ lokale e cila operon në Kosovë që nga viti 2008, kurse më herët nga viti 2001 ka operuar si organizatë ndërkombëtare e quajtur Hope and Homes for Children UK(HHC UK), duke ofruar shërbime ekskluzive social dhe strehim të përkohshme për fëmijët në nevojë për mbrojtje sociale, djem dhe vajza të moshave 3-18 vjeç nga gjithë territori i Kosovës. Vizioni i SDSF-së-Një sistem funksional dhe i qëndrueshëm i ofrimit të shërbimeve sociale për të përmbushur të drejtat e individëve dhe grupeve të cenueshme - që kanë nevojë për mbrojtje sociale në Kosovë.