National Strategies Monitoring and Evaluation Secretariat
Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretariatit për Monitorim dhe Evaluim të Strategjive Nacionale Kundër Trafikimit me Njerëz
janë:
Koordinon procesin e hartimit, monitorimit dhe
zhvillimit të strategjive kombëtare dhe planeve të veprimit të cilat hyjnë
në fushveprimtarinë e MPB-së;
Ofron
shërbime administrativo-teknike për grupet ndërinstitucionale të
strategjive;
Siguron
që dokumentet strategjike dhe planifikuese të hartohen në pajtim me
rregulloret dhe procedurat e përcaktuara nga Qeveria;
Mbledh
informacione dhe të dhëna nga institucionet tjera për zbatimin e strategjive
nacionale nën përgjegjësinë e MPB-së, si dhe analizimin dhe vlerësimin e
atyre informatave;
Përgatit
raporte analitike për Koordinatorin Nacional;
Monitoron
dhe raporton për kryerjen e aktiviteteve që dalin nga planet e veprimit të
strategjive;
Raporton
në organizatën ndërkombëtare Greta, TIP raport;
Propozon
ndryshime dhe përmirësime në sistemet dhe mekanizmat e strategjive
nacionale përmes Koordinatorit Nacional;
Këshillon
Koordinatorin Nacional për hapat që duhet ndërmarrë në drejtim të zbatimit
të strategjive;
Me
kërkesë të Koordinatorit Nacional përgatit takimet periodike të grupeve
ndërinstitucionale për zbatim të strategjive;
Kujdeset
që dokumentet strategjike dhe planifikuese të zhvilluara nga MPB-ja të
jenë në pajtim me prioritetet e përgjithshme të Qeverisë, si dhe siguron
konsistencën mes tyre;
Kryen
analiza periodike mbi progresin e zbatimit të planeve të veprimit të të
gjitha strategjive kombëtare nën përgjegjësinë e MPB-së dhe formulon
rekomandime për amendamentin.
Koordinatori me mbështetjen e
Sekretariatit për Monitorim dhe Evaluim të Strategjive Nacionale, që
funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvillon,
koordinon dhe monitoron zbatimin e mekanizmit kombëtar të referimit për të
siguruar identifikimin e duhur, referimin, ndihmën dhe mbrojtjen e
viktimave të trafikimit me njerëz, përfshirë viktimat fëmijë, dhe për të
siguruar se ata pranojnë ndihmën adekuate duke mbrojtur të drejtat e tyre
njerëzore.
🍪 We use cookies to ensure you get the best experience on our website.