ARE YOU IN THE PICTURE?

Not every curious question is innocent.
Report to the Kosovo Police at:
192 or 0800 11 112
email: antitrafikimi@kosovopolice.com

Read other notifications


For a moment it seems as if the world is turning upside down., 28.02.2022

Not every curious question is innocent., 26.02.2022

There is always a hand out there ready to help., 24.02.2022

Human trafficking and modern slavery do not discriminate; they affect men and women of all ages., 22.02.2022

Çka është trafikimi me njerëz?

Çka është trafikimi me njerëz?

Trafikimi me njerëz është vepër penale që dënohet deri më 15 vite burgim me ligjet e Kosovës. Trafikimi afekton personat, familjet dhe komunitetin në tërësi. Viktima të trafikimi mund të jenë persona të moshave, gjinive, etnicitetve dhe kombësive të ndryshme.

Trafikim me njerëz nënkupton rekrutim, transportim, transferim, strehim ose pranim i personave me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.

Shfrytëzimi përfshin, por nuk kufizohet në, shfrytëzimin e prostitucionit të tjerëve, pornografisë ose formave tjera të shfrytëzimit seksual, lëmoshës, shërbimeve ose punës së detyruar, skllavërisë ose veprimeve të ngjashme me skllavërinë, robërisë ose heqjes së organeve apo qelizave.

Trafikimi i qenieve njerëzore shpesh ngatërrohet me kontrabandën e qenieve njerëzore, që përfshin kalime të paligjshme kufitare. Në fakt, krimi i trafikimit të qenieve njerëzore nuk kërkon asnjë lëvizje. Të mbijetuarit mund të rekrutohen dhe trafikohen në qytetet e tyre, madje edhe në shtëpitë e tyre.

Kush janë trafikantët?

Trafikantët kryesisht targetojnë personat që janë në ndonjë situatë më të ndjeshme, janë në nevojë financiare, viktima që kanë ikur nga shtëpia, viktimat pa përkujdesje prindërore, familje neglizhente ose familje jofunksionale, viktimat që kane dhunë në familje, probleme të shendetit mendor ose abuzimit me droga dhe alkool, viktimat e moshave adoleshente etj. Mund të jenë shumë faktorë që ndikojnë që trafikanti të targetojë viktimën.

Shumë viktima janë trafikuar nga partnerë romantikë, përfshirë bashkëshortët, dhe nga anëtarët e familjes, përfshirë prindërit, vllezërit apo kujdestarët.

Pëlqimi fillestar për shërbime seksuale ose punë të detyruar që është përcjellur me akte të forcës, mashtrimit ose detyrimit (ose nëse viktima është e mitur në një situatë trafikimi seksual) nuk është relevante për veprën penale , sikurse edhe fakti nëse janë paguar.

Trafikantët  në përgjithësi i shënjestërojnë : varfërinë, papunësinë;  familjet e shkatërruara, mungesën e qasjes në burime; jostabiliteti politik, social e ekonomik.Migrimi, refugjatët dhe barrierat gjuhësore poashtu mund të jenë shënjestër e trafikantëve për  shfrytëzim për punë të detyruar ose seksual.

Si i kontrollojnë trafkikantët viktimat?

Trafikantët përdorin taktika të ndryshme për të mbajtur nën kontroll viktimat. Shih taktikat e trafikantëve

Pse viktimat nuk raportojnë ose pse ato nuk ikin?

Viktimat që gjenden në situata trafikimi shpesh nuk mund të largohen nga kryesit për arsye që janë më të ndërlikuara. Disave u mungojnë gjërat elementare për t’u larguar fizikisht nga kryesit - si për shembull janë të mbyllura, të kontrolluara nga kryesi, nuk kanë transport ose nuk kanë një vend i sigurt për të jetuar. Disa kanë frikë për sigurinë e tyre. Disa janë të manipuluara në mënyrë aq efektive saqë mendojnë se nuk mund t’ia dalin vet nëse nuk janë nën kontrollin e një personi tjetër.

Viktimat nuk e identifikojnë veten si viktimë:

-          I frigohen policisë – mund të mendojnë së ligji do të i dënojë

-          I frigohen trafikantëve ( dhunës ose edhe që do t’i humbin resurset si psh banimin ose mbështetjen)

-          Nuk i njohin ligjet- derisa nuk e kuptojnë se janë viktima gjithmonë do të mendojnë se janë kriminel.

-          Riviktimizimi ose edhe përvoja me zbatuesit e tjerë të ligjit ( nëse janë trajtuar keq nga institucionet)

-          Besojnë se nuk ka kush t’i ndihmojë ( presioni nga trafikanti dhe mungesa e mbështetjes)

-          Lidhja emocionale/romantike me trafikantin

-          Historia e traumës dhe abuzimit që shpesh i bën të mos e dijnë se janë duke u shfrytëzuar dhe viktimizuar ( krahasim me krime tjera).

 

Cilat janë format e trafikimit?

Shfrytëzimi seksual

Viktimat janë të detyruar të përfshihen në seks komercial përmes përdorimit të forcës, mashtrimit ose detyrimit. Kur një person nën 18 vjeç shtyhet të kryejë një akt seksual komercial, është krim pavarësisht nëse ka ndonjë forcë, mashtrim apo detyrim.

Shfrytëzim për punën e detyruar

Viktimat janë të detyruar të punojnë ose të ofrojnë shërbime nëpërmjet përdorimit të forcës, mashtrimit ose detyrimit.

Skllavëri

Viktimat blehen ose mbahen në skllavëri, në kushte të ngjashme me skllavërinë, robëri ose në punë të detyruar.

Kërkim lëmoshe

Viktimat janë të detyruar të kërkojnë lëmoshë në vende të ndryshme nëpërmjet përdorimit të forcës, mashtrimit ose detyrimit.

Pornografi

Viktimat e moshave të ndryshme detyrohen në pornografi. Pornografi me fëmijët nënkupton çfarëdo pamje vizuele apo shfaqje ose pasqyrim vizuel, duke përfshirë çdo fotografi, film, video, pamje apo imazh ose fotografi e krijuar me kompjuter, qoftë nëse është krijuar në mënyre elektronike, mekanike apo me mjete tjera. 

Përdorimi i fëmijëve në konfliktin e armatosur

Rekrutimi apo mobilizimi i fëmijëve në forcat e armatosura kombëtare ose duke i përdorur ata të marrin pjesë aktivisht në armiqësi.