Çka është
trafikimi me njerëz?
Trafikimi me njerëz është vepër penale që dënohet deri
më 15 vite burgim me ligjet e Kosovës. Trafikimi afekton personat, familjet dhe
komunitetin në tërësi. Viktima të trafikimi mund të jenë persona të moshave,
gjinive, etnicitetve dhe kombësive të ndryshme.
Trafikim me
njerëz nënkupton rekrutim, transportim, transferim, strehim ose pranim i
personave me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera
të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit
apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose
marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka
kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.
Shfrytëzimi
përfshin, por nuk kufizohet në, shfrytëzimin e prostitucionit të tjerëve,
pornografisë ose formave tjera të shfrytëzimit seksual, lëmoshës, shërbimeve
ose punës së detyruar, skllavërisë ose veprimeve të ngjashme me skllavërinë,
robërisë ose heqjes së organeve apo qelizave.
Trafikimi i
qenieve njerëzore shpesh ngatërrohet me kontrabandën e qenieve njerëzore, që
përfshin kalime të paligjshme kufitare. Në fakt, krimi i trafikimit të qenieve
njerëzore nuk kërkon asnjë lëvizje. Të mbijetuarit mund të rekrutohen dhe
trafikohen në qytetet e tyre, madje edhe në shtëpitë e tyre.
Kush janë trafikantët?
Trafikantët
kryesisht targetojnë personat që janë në ndonjë situatë më të ndjeshme, janë në
nevojë financiare, viktima që kanë ikur nga shtëpia, viktimat pa përkujdesje
prindërore, familje neglizhente ose familje jofunksionale, viktimat që kane
dhunë në familje, probleme të shendetit mendor ose abuzimit me droga dhe
alkool, viktimat e moshave adoleshente etj. Mund të jenë shumë faktorë që
ndikojnë që trafikanti të targetojë viktimën.
Shumë viktima janë trafikuar nga partnerë romantikë,
përfshirë bashkëshortët, dhe nga anëtarët e familjes, përfshirë prindërit,
vllezërit apo kujdestarët.
Pëlqimi fillestar
për shërbime seksuale ose punë të detyruar që është përcjellur me akte të
forcës, mashtrimit ose detyrimit (ose nëse viktima është e mitur në një situatë
trafikimi seksual) nuk është relevante për veprën penale , sikurse edhe fakti
nëse janë paguar.
Trafikantët në
përgjithësi i shënjestërojnë : varfërinë, papunësinë; familjet e shkatërruara, mungesën e qasjes në
burime; jostabiliteti politik, social e ekonomik.Migrimi, refugjatët dhe
barrierat gjuhësore poashtu mund të jenë shënjestër e trafikantëve për shfrytëzim për punë të detyruar ose seksual.
Si i
kontrollojnë trafkikantët viktimat?
Trafikantët përdorin taktika të ndryshme për të
mbajtur nën kontroll viktimat. Shih taktikat e trafikantëve
Pse viktimat
nuk raportojnë ose pse ato nuk ikin?
Viktimat që
gjenden në situata trafikimi shpesh nuk mund të largohen nga kryesit për arsye
që janë më të ndërlikuara. Disave u mungojnë gjërat elementare për t’u larguar
fizikisht nga kryesit - si për shembull janë të mbyllura, të kontrolluara nga
kryesi, nuk kanë transport ose nuk kanë një vend i sigurt për të jetuar. Disa
kanë frikë për sigurinë e tyre. Disa janë të manipuluara në mënyrë aq efektive
saqë mendojnë se nuk mund t’ia dalin vet nëse nuk janë nën kontrollin e një
personi tjetër.
Viktimat nuk e identifikojnë veten si viktimë:
-
I
frigohen policisë – mund të mendojnë së ligji do të i dënojë
-
I
frigohen trafikantëve ( dhunës ose edhe që do t’i humbin resurset si psh
banimin ose mbështetjen)
-
Nuk
i njohin ligjet- derisa nuk e kuptojnë se janë viktima gjithmonë do të mendojnë
se janë kriminel.
-
Riviktimizimi
ose edhe përvoja me zbatuesit e tjerë të ligjit ( nëse janë trajtuar keq nga
institucionet)
-
Besojnë
se nuk ka kush t’i ndihmojë ( presioni nga trafikanti dhe mungesa e
mbështetjes)
-
Lidhja
emocionale/romantike me trafikantin
-
Historia
e traumës dhe abuzimit që shpesh i bën të mos e dijnë se janë duke u
shfrytëzuar dhe viktimizuar ( krahasim me krime tjera).
Cilat janë
format e trafikimit?
Shfrytëzimi seksual
Viktimat janë të detyruar të përfshihen në seks
komercial përmes përdorimit të forcës, mashtrimit ose detyrimit. Kur një person
nën 18 vjeç shtyhet të kryejë një akt seksual komercial, është krim pavarësisht
nëse ka ndonjë forcë, mashtrim apo detyrim.
Shfrytëzim për punën e detyruar
Viktimat janë të detyruar të punojnë ose të ofrojnë
shërbime nëpërmjet përdorimit të forcës, mashtrimit ose detyrimit.
Skllavëri
Viktimat blehen ose mbahen në skllavëri, në kushte të
ngjashme me skllavërinë, robëri ose në punë të detyruar.
Kërkim lëmoshe
Viktimat janë të detyruar të kërkojnë lëmoshë në vende
të ndryshme nëpërmjet përdorimit të forcës, mashtrimit ose detyrimit.
Pornografi
Viktimat e moshave të ndryshme detyrohen në
pornografi. Pornografi me fëmijët nënkupton çfarëdo pamje vizuele apo shfaqje
ose pasqyrim vizuel, duke përfshirë çdo fotografi, film, video, pamje apo imazh
ose fotografi e krijuar me kompjuter, qoftë nëse është krijuar në mënyre
elektronike, mekanike apo me mjete tjera.
Përdorimi i fëmijëve në konfliktin e armatosur
Rekrutimi apo mobilizimi i fëmijëve në forcat e
armatosura kombëtare ose duke i përdorur ata të marrin pjesë aktivisht në
armiqësi.