Takim Rajonal me zyrët e Koordinatoreve Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz

Në datën 29 prill 2024, Zv. Ministri/Koordinatori Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz, Blerim Gashani, priti përfaqësues nga Shqipëria dhe Mali i Zi në Prishtinë.

 

Qëllimi i këtij takimi ishte të sigurohej zbatimi efektiv i protokolleve kundër trafikimit me njerëz dhe të identifikoheshin nevojat për rishikimin e Procedurave Standarde të Veprimit, veçanërisht format e dokumenteve të tyre.

Gjithë Shtetet në takim u pajtuan unanimisht për nevojën për plotësim dhe ndryshim të këtyre formave, duke rënë dakord edhe me propozimin për procesin e rishikimit të sugjeruar nga Z. Gashani, Koordinatori Kombëtar Kundër Trafikimit.

 

Takimi u realizua me mbështetjen e IOM KOSOVA.

 

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të bashkëpunimit dhe zbatimit të masave kundër trafikimit të njerëzve në rajon.

 

Lexo ngarje dhe aktivitete të tjera